Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa nga arsyet se pse gjithmonë duhet ta përfundoni kurën me antibiotikë

Jetë 17/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse keni pasur ndonjëherë infeksion bakterial, me shumë mundësi, mjeku ju ka dhënë antibiotikë. Gjithashtu, me shumë mundësi, ju ka këshilluar ta çoni kurën deri në fund, edhe nëse ndiheni më mirë

Por sa me rëndësi është përfundimi i kurës kur duket sikur antibiotikët e kanë bërë punën e tyre? Së pari, le të kuptojmë çfarë janë dhe çfarë bëjnë antibiotikët.

Antibiotikët janë barna që trajtojnë infeksionet bakteriale duke vrarë bakteret ose duke ua bërë të pamundur rritjen dhe shumëfishimin.

Disa nga sëmundjet që trajtohen me antibiotikë janë kolla e mirë, pneumonia dhe infeksionet e lëkurës. Antibiotikët nuk kurojnë ftohjen apo gripin, që shkaktohen nga viruse, por janë efektivë në kurimin e streptokokut, që është bakter.

Gjithashtu, antibiotikë të ndryshëm trajtojnë baktere të ndryshme. Amoxicilina lufton një gamë të gjerë bakteresh, ndërsa penicilina jo.

Pra, pse është me rëndësi përfundimi i kurës? Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të siguroheni që gjithë bakteret që shkaktojnë infeksionin janë vrarë apo mposhtur. Edhe nëse ndiheni më mirë, bakteret mund të jenë prezente në trup.

Nëse e lini kurën përgjysmë, bakteret e mbetura mund të shumëfishohen dhe të rishkaktojnë infeksionin, kësaj here më të fuqishëm. Do t’ju duhet më shumë kohë për t’u shëruar dhe do të merrni më shumë medikamente.

Sidoqoftë, përdorimi me tepri i antibiotikëve shkakton rezistencë, sidomos kur nuk janë të duhurit për infeksionin. Për shembull, nëse merrni antibiotikë për streptokokun kur jeni sëmurë me grip a një virozë, antibiotiku sulmon baktere në trup, por jo baktere që shkaktojnë sëmundje.

Prandaj është me rëndësi që të mos merrni antibiotikë më gjatë nga ç’thuhet në recetë apo antibiotikë të dikujt tjetër.

Nëse keni pyetje për kurën tuaj, konsultohuni me mjekun. Nëse keni harruar një dozë, merreni në momentin që kujtoheni. Në të kundërt, prisni ditën tjetër. Mos pini dy kokrra njëherazi.

Gjithashtu, konsultohuni me mjekun nëse doni ta përfundoni kurën herët. Disa studime kanë vërtetuar se një kurë dy deri në katër ditore është po aq efektive sa një kurë shtatë deri në katërmbëdhjetë ditore për të eliminuar infeksionin urinar./Telegrafi/

Artikulli paraprakJa se çfarë ndodhë nëse zgjoheni në mes të operacionit
Artikulli i rradhës Infeksionet gjatë shtatzënisë – çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.