Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa stomatologë kryejnë shërbime të kirurgjisë orale, gjobiten nga Inspektorati Shëndetësor

Lajme 08/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor brenda inspektimeve të vitit të kaluar, ka hasur në stomatolog duke kryer shërbime specialistike të kirurgjisë orale.

Para disa ditësh është ngritur një diskutim nga Oda e Stomatologëve të Kosovës të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me gjobat dhe masat e Inspektoratit Shëndetësor ndaj institucioneve private të stomatologëve, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë shqetësim OSK e ka shprehur edhe në një takim me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.

Megjithatë nga Inspektorati Shëndetësor thonë se të gjitha masat dhe gjobat që janë ndërmarr ndaj stomatologëve, janë të bazuara në Ligjin për Shëndetësi si dhe në Udhëzimin Administrativ 09/2014.

Kryeinspektori Shaban Osmanaj ka thënë se vitin e kaluar janë kryer rreth 1 mijë inspektime në të gjitha institucionet shëndetësore, ku në 39 prej tyre janë gjobitur dhe ndaluar veprimtaritë shëndetësore në fushën e stomatologjisë.

Ai ka bërë të ditur edhe natyrën e shkeljeve që kanë rezultuar me gjoba dhe ndalesa.

“Nga 39 denime, në 27 raste kemi hasur institucione private shëndetësor (stomatologjike) pa licencë ose i kishte skaduar licenca pesëvjeçare, kurse në 12 raste institucioni ka qenë i licencuar, por ka pasur veprimtari shtesë që nuk është njoftuar paraprakisht Divizioni për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve shëndetësore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Osmanaj.

Poashtu kryeinspektori ka thënë se kanë hasur edhe në raste kur doktorët e stomatologjisë kanë kryer edhe shërbime specialistike të kirurgjisë orale.

“Po, kemi pasur edhe raste kur profesionisti shëndetësor ka qenë i licencuar si mjek stomatolog por ka kryer shërbimet e kirurgjisë orale”.

“Në të gjitha rastet masat janë marrë konformë Ligjit Nr 04/L-125 Për Shëndetësi, si dhe akteve nënligjore duke perfshir edhe Udhezimin Administrativ 09/2014”, ka deklaruar Osmanaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës QKUK: Kryhet një operacion i komplikuar, i shpëtohet jeta një 55 vjeçari të therur me thikë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.