Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore e Autizmit, shtrohet nevoja për gjithëpërfshirje dhe shërbime sociale cilësore

Lajme 02/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK) dhe Shoqatën Autizmi Flet, organizuan konferencën “Gjithëpërfshirja dhe shërbimet sociale – themeli i së ardhmes së qëndrueshme!”, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Autizmit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u diskutua për përmirësimin e shërbimeve sociale, sfidat në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse në arsim dhe shëndetësi.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, theksoi finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, që synon hapa përpara për këtë kategori.

“Në së bashku kemi zhvilluar dhe kemi finalizuar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuara, që ka për qëllim gjithëpërfshirjen, shërbimet sociale, arsimim cilësor, shërbimet shëndetësore, qasja adekuate për personat me aftësi të kufizuara dhe shumë objektiva të tjera”, tha Hajredini.

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, vuri në dukje angazhimin e qeverisë për reformimin e shërbimeve sociale dhe familjare, përfshirë ndryshimet ligjore dhe buxhetore. Ajo po ashtu përmendi sfidat në bashkëpunimin me komunat për zbatimin e këtyre shërbimeve.

“MD po vazhdon që të merret me reformën në shërbime sociale. Po ashtu edhe shërbime familjare. Në aspektin legjislativ dhe në aspektin e buxhetimit të këtyre shërbimeve me qëllim që ta krijojmë një sistem të shërbimit social që është gjithëpërfshirës, i qasshëm, që është efikas dhe që vlen për çdo person që është në nevoja sociale. Aktualisht jemi në fazën e hartimit të akteve nënligjore të cila derivojnë nga Ligji për shërbime sociale dhe familjare, po punohet me dinamikë të shtuar brenda kapaciteteve tona të shërbimit civil që këto akte të përfundojnë. Sa i përket aspektit buxhetor vetëm në këto tri vitet e fundit, MD dhe qeveria ka pasur në dispozicion një fond prej 6.3 milionë eurosh për shpenzime sociale dhe familjare është fondi më i madh që është ndarë nga qeveria. Unë do të doja që fokusi dhe përkushtimi i nivelit qendror kundrejt shërbimeve sociale dhe familjare ta ketë edhe niveli lokal. Duhet ta them dhe ta përsëris se kemi shumë sfida në bashkëpunimin me komuna. Kudo që ne kemi shkuar në vizita, në organizata që veprojnë në komuna në kuadër të Republikës së Kosovës themi se nuk po mbështeten në raport me sfidat që i kanë nga komunat”, tha ministrja në detyrë Haxhiu.

Hatixhe Hoxha, udhëheqëse e Shoqatës ‘Autizmi’, foli për sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen familjet e fëmijëve me autizëm. Ajo kërkoi krijimin e një ekipi multidisiplinar për diagnostikimin dhe ndërhyrjen e hershme te fëmijët me autizëm.

“Ne edhe sot vazhdojmë që të përballemi me forma dhe vështirësi të ndryshme, si në fushë arsimore, shëndetësore dhe jo vetëm. Vështirësitë vazhdojnë që nga mosnjohja e plotë apo e kufizuar, diagnoza e vonuar, mungesa e mbështetjes pas kësaj diagnoze që jepet, vështirësi në akses në arsim, shërbime sociale dhe shëndetësore, tranzicione shumë të vështira. Ne duke i njohur familjet e personave me çrregullim autik, shohim cdo ditë se ata bartin sistematikisht ngarkesa të konsiderueshme emocionale, ekonomike dhe të kujdesit. Dua të nënvizoj nevojën e ngutshme për një trupë multidisiplinare për diagnostikimin e fëmijëve me autizëm në mosha të hershme. Nevojë për intervenimim e hershme”, tha Hatixhe Hoxha. /Ekonomia Online/

Artikulli paraprakPsikiatrja serbe kërkon profil psikiatrik për presidentin Vuçiq: “Ka bollëk material për ndërhyrje”
Artikulli i rradhës Greqi, ndalohet lindja e fëmijëve nga një nënë “surrogate” për çiftet e së njëjtës gjini

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.