Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita e të zhdukurve, Hoti: Janë gjetur mbetjet e së paku nëntë personave, pesë lokacione priten të hapen

Lajme 29/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot dhe nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot nga ora 10:45, mbahen homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur.

Mbi 1600 qytetarë, nëna, baballarë e fëmijë, mbeten ende të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë.

Në përpjekje për të ndriçuar fatin e të zhdukurve, lokacionet e gërmimeve mbeten pikë kyçe në procesin e kërkimit dhe identifikimit të mbetjeve mortore.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur po vijon me gërmimet në disa zona të identifikuara, ndërkohë që përgatiten edhe punime të reja bazuar në të dhëna të përditësuara, si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe në pritje të hapave konkretë nga pala serbe.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se deri më tani janë punuar 17 lokacione në Kosovë në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur.

Hoti tregoi se në 7 prej tyre janë zbuluar mbetje mortore.’“17 lokacione është punuar deri më tani në Kosovë, 7 prej tyre ka pasur gjetje të mbetjeve mortore (të cilat janë dërguar për analizë në Laborator të ICMP)”, u shpreh Hoti.

Sipas tij, aktualisht janë përfunduar disa gërmime, derisa pritën edhe 5 lokacione të gërmohet.“Aktualisht i kemi përfunduar gërmimet në Vushtrri dhe Klinë në një lokacion. Janë edhe minimum 5 lokacione tjera që pritet të ndërmarrin veprim ekipet”, deklaroi Hoti për Front Online.

Ai ka konfirmuar se mbetjet mortore të 9 individëve janë gjetur në lokacionet në Kosovë.

“Mbetjet mortore të se paku 9 individëve janë gjetur, por këtë e vërteton më së miri analiza e ADN-së”, tha Hoti.

Artikulli paraprakSHBA: Rekomandohet integrimi i edukimit mbi ushqimin në shkollat mjekësore
Artikulli i rradhës Bakteret e mira të zorrëve ulin rrezikun për diabet tek adoleshentët obezë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.