Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bakteret e mira të zorrëve ulin rrezikun për diabet tek adoleshentët obezë

Jetë 29/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Universiteti i Auckland tregon se një transplant i mikrobiomës së zorrëve (FMT) tek adoleshentët obezë mund të sjellë përfitime të qëndrueshme për shëndetin, duke ulur rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës.

Në vitin 2017, 87 adoleshentë obezë morën pjesë në studim ku iu dhanë kapsula me bakteret “e mira” të zorrëve nga donatorë të shëndetshëm.

Katër vjet më vonë, grupi që kishte marrë bakteret nuk kishte shtuar peshë dhe ishte mesatarisht 11 kg më i lehtë se grupi placebo. Ndërsa ndryshimi i peshës nuk ishte statistikorisht i madh, efekti mbi sindromën metabolike ishte i dukshëm, duke ulur rrezikun për diabet tip 2 dhe sëmundje kardiovaskulare.

Profesori Justin O’Sullivan thekson se bakteret e dhuruara ishin të qëndrueshme edhe katër vjet më vonë, duke treguar që një trajtim i vetëm mund të sjellë ndryshime të gjata në mikrobiomën e zorrëve.

Hulumtuesit tani po punojnë për të zhvilluar probiotikë të personalizuar që targetojnë sëmundje specifike, me qëllim të parandalimit të sindromës metabolike dhe rritjes së shëndetit afatgjatë.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të krijojmë një miks bakteresh që mund të përdoret për të parandaluar ose moderojnë sindromën metabolike,” thotë profesori Wayne Cutfield.

Ky studim tregon potencialin e mikrobiomës për të transformuar shëndetin e adoleshentëve obezë dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kronike në të ardhmen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDita e të zhdukurve, Hoti: Janë gjetur mbetjet e së paku nëntë personave, pesë lokacione priten të hapen
Artikulli i rradhës COVID vazhdon të rritet gjatë verës, edhe pse pandemia duket që ka kaluar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.