Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Ditën Botërore kundër kancerit ka potencuar se kujdesi paliativ është një nevojë thelbësore për pacientët me sëmundje të rënda, duke filluar që nga momenti i diagnozës dhe për të qenë në dispozicion gjatë gjithë udhëtimit të pacientit.
Sipas IKShPK-së mungesa e qasjes në kujdesin paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të lartë, theksohet në një njoftim që vjen nga një grup përfaqësuesish të kujdesit shëndetësor.
Kujdesi paliativ konsiderohet si një qasje që përqendrohet te personi, jo te vetë sëmundja. Qëllimi kryesor i këtij kujdesi është të sigurojë lehtësim sa më të mirë të simptomave të mundshme, duke përfshirë aspektet fizike, psiqike dhe thelbësore, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së pacientit.
Njoftimi i plotë:




