Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i personave të prekur nga zgjeba, 127 raste vetëm në janar

Lajme 04/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përgjatë muajit janar të këtij viti në Klinikën e Dermatologjisë në QKUK janë diagnostikuar 127 pacientë nga zgjeba, ku 10 nga ta janë spitalizuar në klinikë.

Derisa shifra prej 127 pacientëve të infektuar me këtë sëmundje ngjitëse është e lartë krahasuar për periudhën e njëjtë të 2023-ës dhe vitit paraprak.

Nga zhuga, siç njihet ndryshe në popull me shprehjen e huazuar nga gjuha e një shteti fqi, në ambulancat specialistike të Dermatologjisë në vitin e kaluar janë kryer 1034 vizita dhe 854 më 2022-ën.

Sipas drejtuesit të klinikës, Enver Krasniqi, arsyeja kryesore e rritjes së numrit të rasteve është trajtimi jo adekuat i pacientëve, apo thënë më thjeshtë kur në një familje infektohet njëri nga anëtarët duhet të trajtohen edhe të tjerët njëkohësisht, ose përndryshe sëmundja mbetet me muaj të tërë në atë familje.

Manifestimi i ndryshimeve në lëkurë dallon te fëmijët dhe tek të rriturit, mirëpo të vegjlit janë më të prekurit derisa rastet e komplikuara duhet të mjekohen në spital.

Siç e shpjegon dermatologu, Krasniqi, bartja e këtij infeksioni nuk ka të bëjë me mungesën e higjienës bazuar në evidencat shkencore.

Skabiesi është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një parazit, derisa kontakti lëkurë me lëkurë dhe përmes ndërrimit të rrobave bën që të bartet, aq më tepër në bashkësi të mbyllura si kopshte, konvikte dhe të ngjashme./Gazeta Blic/

Artikulli paraprakDita Botërore kundër kancerit, IKShPK: Mungesa e qasjes në kujdesin paliativ shkakton vuajtje të panevojshme
Artikulli i rradhës IPKO i dhuron QKMF-së së Fushë-Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.