Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Djaloshi vuan nga një sëmundje e rrallë që nuk e lejon të flejë gjumë

Jetë 26/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rhett Lamb është një djalosh trevjeçar nga Pitersburgu i Shteteve të Bashkuara që vuan nga pagjumësia, e cila e detyron djaloshin të rrijë zgjuar 24 orë në 24.

Kushdo që e shikon Rhettin e vogël gjëja e parë që i vjen ndërmend është se ai është djalë më se normal si gjithë të tjerët, por edhe një djalë i zgjuar, bukurosh.

Për arsye të cilat doli se ishin tejet të rralla, Rhett Lamb nuk arrin dot të flejë. Dhe kur themi se nuk mundet të flejë, do të thotë se ai 24 orë në 24, kurrë nuk mbyll sytë për gjumë.

Mjekët shpjegojnë se truri nuk e shpie trupin në gjendje nevoje për gjumë me pasojë qëndrimin e tij gjithmonë zgjuar. Pasi e kanë studiuar mire këtë rast mjekët kanë mbetur të shokuar nga ky çrregullim tejet i rrallë.

Ata kanë kryer një sërë analizash dhe kontrollesh me mjete të specializuara të vizitave shëndetësore dhe pas shumë e shumë kërkimesh, më në fund, mjekët e përcaktuan diagnozën: “Dysplasia dhiari”, një sëmundje e rrallë që prek trurin e njeriut.

Ky është një çrregullim neurologjik në pjesën e poshtme të trurit, në trurin e vogël, i cili shkakton një shumëllojshmëri të simptomave, përfshirë këtu edhe pagjumësinë.

Mjekët thanë se ishin të gatshëm të bënin një ndërhyrje të rrallë kirurgjikale në tru, por paralajmëruan se shanset ishin të pakta për mbijetesë.

Me gjithë rrezikun që mbart mbi vete, prindërit e Retit, pranuan që ky operacion të kryhej në kokën e vogëlushit, operacion që zgjati shumë orë dhe që rezultoi i suksesshëm.

Rhetti do të jetojë, e për më tepër, më në fund pas tre vjetësh, do të arrijë të bëjë atë që bëjnë gjithë të tjerët, herë pas here, të flejë. /albeu.com/

Artikulli paraprakKjo është koha më e mirë për të pirë kafe
Artikulli i rradhës Nëse i lani flokët çdo ditë, ju nuk po kujdeseni por po i shkatërroni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.