Njësiti i Antikontrabandës të Doganës së Kosovës ka kryer një operacion në qytetin e Gjakovës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione dhe janë konfiskuar disa mallra.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovs bëhet e ditur se janë konfiskuar edhe 29 pako të çajit për dobësim Diox, shkruan Gazeta Shneta.
Para disa kohësh Gazeta Shneta pati publikuar një artikull sa i përket çajit i cili ka kohë që në vendin tonë është bërë i njohur dhe që përdoret për dobësim. I njëjti çaj në Kosovë shitet pa banderolë dhe është i ndaluar në Evropë, Amerikë e vende të tjera për shkak të përmbajtjes që ai ka.
Njësiti i Antikontrabandës të Doganës së Kosovës po ashtu ka konfiskuar edhe 88 pako të ndryshëm të stimulantëve seksual.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/



