Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

DOKUMENT: Kjo është shefja e cila u pranua në moshën 23-vjeçare në QKUK, paguhet më shumë se mjekët

Lajme 08/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në administratën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është punësuar një vajzë 23-vjeçare në pozitën H-Executive.

Punësimin e saj e ka alarmuar edhe Zyra Kombëtare e Auditorit, por ish-drejtori Basri Sejdiu e ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Gazeta Shneta.

Gjatë një konference që ka mbajtur dje pas shkarkimit nga Bordi Drejtues, Sejdiu ka thënë se është i gatshëm të shkarkohet për së dyti nëse një gjë e tillë del e vërtetë. “Nuk është e vërtetë, jam i gatshëm të shkarkohem për së dyti, por nuk ka pozitë shefe 23-vjeçare. Jam i bindur për këtë”, ka deklaruar Sejdiu.

Por Gazeta Shneta ka arritur të sigurojë dokumentin e pagës së vajzës së lindur në vitin 1996 dhe e cila është pranuar në vitin 2019 në punë. Pozita e saj sipas përshkrimit të titullit të punës është H-21 apo H-Executive.

Kjo punonjëse e re e cila dyshohet se ka edhe lidhje familjare me Sejdiun, merr pagë bruto 705 euro sa një mjek specialistë, apo më shumë sesa një specializant ose mjek i përgjithshëm në Kosovë, si dhe rreth 300 euro më shumë sesa një infermiere.

Gazeta ka hulumtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe vet punonjësja nuk ishte përgjigjur asnjëherë në pyetjet e Gazetës Shneta, sikurse pati vepruar njëjtë edhe Sejdiu duke mos kthyer përgjigje në adresën elektronike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVazhdon numri i lartë i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, të martën plot 183 raste
Artikulli i rradhës SHSKUK nuk e mohon se pati rënie të oksigjenit në Mjekësinë Sportive

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.