Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK nuk e mohon se pati rënie të oksigjenit në Mjekësinë Sportive

Lajme 08/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka dal me një deklaratë në të cilën nuk është mohuar rënia e oksigjenit në njësinë intensive në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK.

Gazeta Shneta pak minuta më parë ka raportuar se ka pasur rënie të oksigjenit në këtë njësi, por menaxhmenti i SHSKUK-së ka thënë se pacientët nuk janë të rrezikuar.

“Në lidhje me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës,  njofton se   furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet  e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga drejtori i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi nëse është duke u marr mepër rastin e mbrëmshëm ku ka pasur rënie të oksigjenit, por Krasniqi nuk ka dhënë sqarime. /Gazeta Shneta/


SKANDAL: Sërish bie oksigjeni në QKUK, kësaj radhe në Mjekësinë Sportive

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të ketë rënie të oksigjenit të njësitë intensive ku po trajtohen pacientët me Covid-19.

Gazeta Shneta ka siguruar dëshmi të cilat tregojnë se mbrëmë në njësinë intensive në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK ku po trajtohen rastet e rënda me Covid, ka pasur rënie të oksigjenit.

Gazeta nuk ka mundur t’i publikojë dëshmitë për të mos ekspozuar sinjalizuesit, por ato tregojnë se në 24 orët e fundit sistemi i oksigjenit ka pasur probleme.

“!!! O2 supply down”, është alarmi i cili është shfaqur në respiratorët e intensivës në mjekësinë sportive në QKUK. Gazeta ka mësuar se menaxhmenti i QKUK-së po merret me këtë problem.

Kujtojmë se rënia e oksigjenit është dyshimi kryesor për vdekjen e 4 pacientëve të dielën në Klinikën Infektive në QKUK. Për këtë rast Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se duhet të pritet raporti i prokurorisë për të zbardhur dyshimet nëse ka pasur problem apo jo me sistemin e oksigjenit, ndërsa ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu i cili u shkarkua të hënën ka mohuar të ketë pasur probleme dhe rënie të oksigjenit të dielën.

Ai ka thënë se kishte kërkuar raport nga menaxherët dhe përgjegjësit e shërbimeve teknike dhe sipas tij nuk ishin raportuar probleme të tilla. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDOKUMENT: Kjo është shefja e cila u pranua në moshën 23-vjeçare në QKUK, paguhet më shumë se mjekët
Artikulli i rradhës Shqipëri: 68 raste të reja, 47 të shëruar dhe dy viktima

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.