Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me kompaninë Unique Blankets me seli në Fushë Kosovë, kanë dorëzuar sot një donacion në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së.
Përmes një komunikate, kjo shoqatë ka njoftuar mbi dorëzimin e materialeve të pajisjes spitalore të pacientëve dhe stafit, duke përfshirë këtu sete çarçafësh, batanije, jastëkë dhe këllëfë për jogi.
Këtë dorëzim e ka pranuar Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë së QKUK-ës.

Njoftimi i plotë:
Sot, në një vizitë të veçantë në repartin e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), realizuam dorëzimin e radhës të pajisjeve për pacientët dhe stafin mjekësor.
Në këtë donacion u përfshinë:
- 100 sete çarçafësh për stafin,
- 100 sete çarçafësh për pacientët,
- 100 batanije,
- 100 jastëkë,
- 100 këllëfë për jogi (matrasa) kundër ujit.
Dorëzimin e bëri shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me donatorin e vetëm të këtij aksioni, kompaninë UNIQUE BLANKETS me seli në tregun e madh të Fushë Kosovës.
Ky donacion u pranua nga drejtori i Onkologjisë, z. Ilir Kurtishi.
Falënderojmë përzemërsisht kompaninë UNIQUE BLANKETS për këtë akt bujar dhe të dobishëm.
Zoti e shpërbleftë me të mira të pafundme!
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!




