Dr. Muharrem Avdiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të klinikës së Pediatrisë në QKUK.
Avdiu ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së premte.
Ai ka deklaruar për Gazeta Express se është larguar nga pozita e drejtorit për shkaqe shëndetësore.
“Për arsye shëndetësore gjatë ditës së premte unë kam dhënë dorëheqje”, ka thënë ai.
Në vend të Avdiut si ushtrues detyre e drejtorit është vënë doktoresha Drita Telaku – Qosaj.