Drejtoresha ekzekutive e Organizates Jo Qeveritare, YMCA në Kosovë, Dorina Lluka Davies ka përshkruar një eksperiencë të saj dhe dy fëmijëve në Spitalin e Gjakovës.
Lluka-Davies tha se dy djemtë e saj së fundi kishin probleme shëndetësore të lidhura me virusin e përhapur këto kohë.
Por, ajo tha se falë kujdesit të stafit profesional të repartit të pediatrisë në Gjakovë, e kaluam edhe këtë sfidë, duke falënderuar veçanërisht pediatren e spitalit Njomza Mula.
“Në fillim të javës së kaluar, duke marrë parasysh viruset që po sillen tek të gjitha gjeneratat, të dy djemtë tanë ishin në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe qendruan në spital por falë kujdesit të stafit profesional të repartit të pediatrisë në Gjakovë, e kaluam edhe këtë sfidë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
“Brenda javsë janë shëruar të dytë dhe vazhdojn të luajnë si çdo dite. Veçanërisht duam të falënderojmë pediatren shumë të mirë Njomza Mula, e cila ka bërë një punë fantastike duke na qëndruar pranë dhe duke siguruar që djemtë të jenë mirë, sidomos Noah, temperatura e lartë e të cilit ia ka bërë edhe më të vështirë sherimin. Uroj të jeni të bekuar ndersa une dhe Adi Davies ju jemi shume falenderues”, shkroi tutje Dorina. /Gazeta Shneta/




