Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vrasje e dyfishtë në Velipojë, plagoset edhe një kalimtar i rastit

Lajme 20/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë ka tronditur natën e së hënës Velipojën.

Dy vëllezër dyshohen se kanë privuar nga jeta dy të rinj, shkak i një konflikti rreth tre javësh

Gazetarja nga Shqipëria, Emi Kalaja ka sjell detaje shtesë në lidhje me rastin.

Ajo thotë se edhe një kalimtar i rastit është plagosur, por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, njofton klankosova.

“Jam në vendin ku ka ndodhur konflikti mes disa shtetasve, dhe fatkeqësisht me një bilanc tragjik prej dy viktimave. Dy të rinjt, Astrit Hoxha dhe Ersild Ishmi kanë mbetur viktima, ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim atentatorët e kësaj ngjarje, pikërisht dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku”, tha Kalaja.

“Ngjarja me sa duket ka një prapavijë, një konflikt që ka ekzistuar rreth tre javë më parë, pasi këta persona janë konfliktuar në ambientin e një lokali, ndërkohë që pjesëmarrës i këtij konflikti ka qenë edhe kuzhinieri, por edhe pronaret e lokalit në Velipojë”.

“Gjakrat nuk ishin ftohur deri ditën e sotme, ku fillimisht janë përplasur në mënyrë fizike, dhe më pas është përshkallëzuar situata deri në përdorimin e armëve”.

“Burime nga policia bëjnë me dije se ka edhe një person të tretë të plagosur, person i cili nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, ai është kamarieri i një lokali këtu pranë, i cili ka qenë kalimtar i rastit, por është jashtë rrezikut për jetën”.

Po ashtu, rasti tragjik raportohet të ketë ndodhur afër zonës turistike.

“Ngjarja ka ndodhur afër bregdetit, në rrugën kryesore në Velipojë. Ngjarje të këtij lloji, normalisht që frikësojnë vizitorët, por shpresojmë që të mos ketë ndikim”, deklaroi gazetarja.

Artikulli paraprakNjë aksident me fatalitet, dhe 29 me të lënduar brenda 24-orëve
Artikulli i rradhës Dorina Lluka- Davies lavdëron punën e Spitalit të Gjakovës: Falë kujdesit të stafit profesional dy djemtë tonë e kaluan këtë sfidë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.