Në vitet e fundit, interesimi për ilaçet e grupit GLP-1, të cilat fillimisht janë përdorur për trajtimin e diabetit të tipit 2, është rritur ndjeshëm për shkak të efektit të tyre në humbjen e peshës.
Ky tren, sipas burimit Medical News Today është përhapur gjerësisht, veçanërisht në vendet perëndimore, duke i kthyer këto barna në një nga temat më të diskutuara në fushën e shëndetit publik.
Ilaçe si Ozempic dhe Mounjaro përdoren shpesh “off-label” për kontrollin e peshës, ndërsa Zepbound dhe Wegovy janë miratuar posaçërisht për trajtimin e obezitetit. Sipas të dhënave të vitit 2024, rreth 12% e të rriturve amerikanë, pra një në tetë persona, kanë përdorur të paktën një herë një ilaç GLP-1.
Nga viti 2019 deri në 2024, përdorimi i tyre për trajtimin e obezitetit u rrit me mbi 580%, nga 0.3% në 2.05% të popullsisë së rritur, transmeton Gazeta Shneta.
Këto barna administrohen zakonisht përmes stilolapsave injektues, të dizajnuar për përdorim katërjavor, me doza javore të përcaktuara saktësisht. Megjithatë, shumë përdorues kanë vënë re se pas dozës së katërt mbetet ende një sasi e vogël ilaçi në stilolaps, e njohur në rrjetet sociale si “doza e artë”.
Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se përdorimi i kësaj sasie të mbetur është i rrezikshëm. Sipas tyre, kjo tepricë është e llogaritur për arsye teknike dhe sigurie dhe nuk është menduar për përdorim shtesë.
Administrimi i saj mund të çojë në mbidozë, efekte anësore serioze ose dëmtime nga përdorimi i pasaktë i pajisjes.
Për këtë arsye, ilaçi i mbetur duhet të hidhet në mënyrë të sigurt, sipas udhëzimeve farmaceutike ose këshillës së mjekut përkatës. /Gazeta Shneta/


