Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja se çfarë duhet të dini në lidhje me dozat e vaksinës kundër Covid te fëmijët 5 deri në 11 vjeç

Jetë 24/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania Pfizer ka deklaruar se vaksinat kundër Covid janë të sigurta te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Por, këto vaksina për fëmijët pothuajse do të jenë ndryshe nga dozat e të rriturve shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Cilat janë dallimet mes dozave të vaksinës te fëmijët dhe të rriturve?

-Dozat më të vogla funksionojnë më mirë te fëmijët

Fëmijët kanë një sistem imunitar të ndryshëm nga të rriturit. Duke e marr parasysh këtë, Pfizer testoi doza të ndryshme në provat e tij të fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Fëmijët, me shumë gjasa, kanë një përgjigje të fortë imune edhe ndaj dozave të ulëta. Kështu që fëmijët nën moshën 12 vjeç do të marrin një dozë prej 10 mikrogramë, krahasuar me një dozë prej 30 mikrogramësh për të rriturit.

Aktualisht, për fëmijët nën moshën 5-vjeçare po testohet një dozë vaksine prej 3 mikrogramësh.

-Kjo dozë mban efektet anësore të ngjashme

Dr. Robert Frenck është shprehur se vaksina anti covid është e sigurt te fëmijët.

“Ajo se çfarë zbuluam se efektet anësore tek fëmijët vërtet pasqyrojnë pikërisht atë që pamë tek të rriturit,” tha ai.

Simptomat e zakonshme ishin dhimbje në dorë, lodhje, dhimbje koke dhe ethe, të cilat zgjatën një ose dy ditë.

-Vaksinimi i fëmijëve do të ndihmojë në menaxhimin e pandemisë

“Unë mendoj se vaksinimi i fëmijëve do të ketë ndikim në menaxhimin e pandemisë”, shtoi Frenck.

Sikurse edhe të rriturit, edhe fëmijët mund të përjetojnë simptoma nga më të lehta deri më të rënda.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 548 fëmijë janë viktimë e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDoza e tretë përforcuese nga Pfizer merr autorizimin për përdorim emergjent nga FDA
Artikulli i rradhës Ja se çfarë duhet të keni në çantën tuaj të lindjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.