- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës
Specializimi Gjinekologji, Prishtinë
Subspecializim në endoskopi
Femra e parë që udhëheq suksesshëm një spital gjinekologjik në Kosovë
Pozita momentale
Themeluese dhe pjesë e ‘European Clinic Kosova’
Biografia:
Dr.Aida Kumnova, gjinekolog/obsteter e lindur në Gjakovë. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me sukses të lartë, gjatë kohes se studimeve u dekorua me titullin “Studente e dalluar”. Specializimin e kreu po në Prishtinë dhe gjatë kësaj kohe u trajnua edhe në klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.
Menjëherë pas specializimit filloi rrugëtimi drejt njohjeve të reja në fushën e gjinekologjisë në Europë, duke filluar nga trajnimi për hysteroscopy intervenuese i mbajtur ne Modena të Italisë nga Prof. Dr. Masimo Luerti. Më pas kreu trajnimin për Laprascopy në klinikën Univeristare Gasthuisberg,Leuven në Belgjikë, udhëhequr nga Prof.Dr. Ignace Vergote. Metodat endoscopike të aplikuara në gjinekologji janë edhe subspecialiteti i saj.
Trajnimin e radhës në Kolposcopy e përfundoi në Ascoli Piceno, Itali, të udhëhequr nga Prof Dr.Mario Peroni.
Viteteve të fundit specializimet I ka përqëndruar në lëmin e Shëndetit Reproduktiv duke filluar në Klinikën Universitare Leuven,Belgjikë të udhëhequr nga Prof.Dr. Tomas Hodge. Pastaj më intensivisht në ,,American Hastatnesi‘’ në Stamboll,Turqi të udhehequr nga Prof.Dr. Bulen Urman!
Qe nga viti 2007 eshte anetare e ESHRE(European Society of Reproductive Technology) ,, Shoqata Europiane e Shendetit Reproductive “, anetare e ,,Shoqates se Gjinekologeve /Obsteter te Kosoves” .
Faza e re në rrugëtimin profesional të Dr. Aida fillon në vitin 2007, menjëherë pas specializimit, me themelimin e Ordinancës Gjinekologjike/Obstrike “Arba”, në Gjakovë. Në këtë ordinancë punoi me sukses për 10 vite, kohë gjatë të cilës punoi edhe në Spitalin Regjinal në Gjakovë dhe vazhdoi me trajnime të njëpasnjëshme me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të edukimit në lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës.
Sot Dr.Aida bëhet e vetmja udhëheqëse femër në këtë lami duke udhëhequr Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “European Clinic”, Gjakovë, i cili u themelua në vitin 2017.
Postimet
Sëmundja inflamatore e legenit ose PID është një infeksion i organeve riprodhuese të gruas, të cilat janë të vendosura në pjesën e fundit të barkut dhe legenit. Zakonisht ky komplikacion është seksualisht i transmetueshëm nga klamidia ose gonorrea dhe është potencialisht i rrezikshëm nëse nuk trajtohet. Një në 8 gra…
Në ‘European Clinic’ në Gjakovë është arritur të diagnostikohet shkaku i dy aborteve tek një grua në muajin e tretë. Pas trajtimit nga gjinekologia Dr. Aida Kumnova, pacientja ka mbetur shtatzënë dhe ka sjellë në jetë fëmijën mbi 3000 gramë Shumë çifte janë të stresuar nga frika e abortit kur…
Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë gratë e nisin jetën e tyre familjare pas mesit të dekadës së tretë ose në një moshë më të madhe. Në perëndim, 1 në 5 gra sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë pas moshës 40 vjeçare. Teksa mbërrijnë në të…
Për më shumë se një dekadë sistemi ‘TruClear’ ka vendosur standard për kualitetin e heqjes së indeve. Ajo ofron një teknologji të kompletuar për heqjen e një game të anomalive intrauterine. E këto standarde i ka sjellë në Kosovë Dr. Aida Kumnova me klinikën “European Clinic” Kjo teknologji botërore përdoret…
Në “European Clinic Kosova” në Gjakovë është realizuar operacioni i parë me teknologjinë e fundit laparaskopike me rezolucion Full HD. Teknologjia e avancuar nga gjiganti botëror “Medtronic” është sjellë në Kosovë nga klinika evropiane në krye me gjinekologen e mirënjohur Dr. Aida Kumnova. Inovacionet e gjeneratës së fundit të kësaj…
Një paciente nga qyteti i Bajram Currit në Shqipëri, i dedikon falënderimin më të madh gjinekologes nga Kosova Aida Kumnova, fal së cilës u bë nënë për herë të parë. Pacientja Valbona ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në spitalin në Gjakovës ‘European Clinic Kosova’. Por historia…
Drejtoresha e drejtorisë së shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu-Kola, ka vlerësuar lart punën dhe profesionalizmin e spitalit privat “European Clinic” i cili udhëhiqet nga Dr. Aida Kumnova. Shehu-Kola i ka dedikuar një postim falënderues gjinekologes Kumnova dhe anesteziologes Dr. Luljeta Canhasi, pasi mori pjesë në një intervenim kirurgjik.…
Një storje tjetër suksesi vjen nga “European Clinic Kosova” në Gjakovë ku një grua është bërë nënë pas dhjetë vitesh martesë. Trajtimi infertilitetit tek pacientja është kryer me laparaskopi dhe histeroskopi nga gjinekologia e mirënjohur Dr. Aida Kumnova. “Herën e parë kur erdhën në klinikën tonë me plotë 9 vite…

