Sëmundja inflamatore e legenit ose PID është një infeksion i organeve riprodhuese të gruas, të cilat janë të vendosura në pjesën e fundit të barkut dhe legenit.
Zakonisht ky komplikacion është seksualisht i transmetueshëm nga klamidia ose gonorrea dhe është potencialisht i rrezikshëm nëse nuk trajtohet. Një në 8 gra që kanë ose kanë pasur sëmundje inflamantore të legenit mund ta kenë shumë të vështirë për të mbetur shtatzënë.
Gjendja mund të jetë shumë e rrezikshme për jetën nëse infeksioni kalon në gjak. Në shumicën e rasteve edhe pse mund ta keni infeksionin, simptomat mund të mos shfaqen.
Simptomat më të zakonshme janë: Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut; Djegie gjatë urinimit; Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale; Rritja e lëngjeve vaginale;
Ky inflamacion është i shërueshëm nëse zbulohet në fazat e hershme të tij, megjithëse dëmtimi i organeve riprodhuese të femrës mund të mos jetë i kthyeshëm.
Nëse vëreni disa nga këto simptoma atëherë ju rekomandojmë të konsultoheni me mjekun.
Për kontrolle mjekësore mund të vizitoni “European Clinic Kosova” në Gjakovë dhe të konsultoheni me gjinekologen e njohur Dr. Aida Kumnova. Për termin mund të telefononi në këta numra +383 44 216 020 – +383 44 798 678 ose të Klikoni KËTU për detaje tjera.
Artikull i sponsorizuar