Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Basri Lenjani apelon prindërit: Kujdes me ushqimet dhe mjetet piroteknike tek fëmijët

Lajme 31/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Dr. Basri Lenjani, ka apeluar prindërit që të kenë kujdes me fëmijët për festën e Vitit të Ri. Ai ka thënë se gjatë festave fëmijët deri në 3 vjeç mund të gëlltitin ushqime të forta, ndërsa ka bërë thirrje që të bëhet kujdes me mjetet piroteknike

Festa e Vitit të Ri mbush tavolinat e familjeve me ushqime të ndryshme, disa prej të cilave mund të mos jenë të përshtatshme për fëmijët. Në natën e ndrrimit të motmoteve, duhet të shtohet vëmendja e prindërve ndaj fëmijëve sidomos deri në 3 vjeç.

Dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, thotë se gjatë festave ku në familje shërbehen ushqime të forta, fëmijët 1 deri në 3 vjeç mund të hanë ushqime që nuk arrijnë t’i përpijnë, shkruan Gazeta Shneta.

Ushqime si kikirikët, do të shkaktonin mbylljen e organeve respiratore çka në mjekësi njihet si shkaktar i vdekjes së pacientit brenda disa minutave. Lenjani tregon shenjat e mbylljes së plotë të rrugëve të frymëmarrjes.

“Mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes mund të shfaqet befas gjatë ngrënies, ose kur fëmijët e vegjël luajnë me sende të ndryshme. Personi i aksidentuar nuk mund të marrë frymë, nuk mund të flas dhe nuk mund të kollitet. Tentohet që me aktin e frymëthithjes të largohet trupi i huaj, por s’ka sukses. Buzët dhe lëkura është e mavijosur. Nëse nuk ofrohet ndihma urgjente mjekësore, personi i aksidentuar e humb vetëdijen dhe për disa minuta vdes”, thotë mjeku.

“Fëmijët me obstruksion të rrugëve të frymëmarrjes, të shkaktuar nga infeksioni, si dhe te ata ku nuk është i qartë shkaku i obstruksionit, por që akoma marrin frymë, duhet të dërgohen urgjent në qendrën emergjente”.

Bëni njërën dorë grusht. Shpëtimtari duhet të bëj 5 shtypje në bark dhe 5 goditje në shpinë në mes shpatullave, nëse kjo mënyrë nuk ka sukses, veprimi duhet të përsëritet disa herë, derisa trupi i huaj të largohet nga rrugët e frymëmarrjes. Veprimi i Heimlich-ut tek viktima e pavetëdijshme.

“Te foshnjat (fëmijët nën 1 vjet) shtypja abdominale mund të shkaktojë dëmtime abdominale, por më e preferuar është goditja interskapulare, me shtypje të toraksit, për t’i liruar rrugët respiratore nga trupat e huaj”, shpjegon Dr. Lenjani.

Më poshtë mund të shihni të ilustruar nga Dr. Lenjani, mënyrat se si duhet shpëtuar fëmijët dhe foshnjat nga gulçimi:

Drejtori i Emergjencës ka bërë thirrje poashtu që të bëhet kujdes me mjetet piroteknike. Mjeku thotë se fishekzjarrët mund të shkaktojnë verbimin tek fëmijët si dhe lëndime të rënda në duar dhe këmbë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa sa kohë pas lindjes trupi juaj kthehet në gjendjen e mëparshme
Artikulli i rradhës Recetë gatimi e ëmbël për fëmijët 8 muajsh

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.