Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Baton Kelmendi emërohet kryetar i Komitetit për Traumë në Kosovë

Lajme 07/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një takim të mbajtur nga Komiteti për Traumë i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, u zyrtarizua emërimi i Dr. Baton Kelmendit si kryetar i ri i këtij komiteti.

Takimi shënoi ndërrimin e udhëheqjes, ku morën pjesë figura të njohura të mjekësisë si:
– Dr. Shqiptar Demaçi – kryetari në largim;
– Dr. Sali Grajçevc i- anëtar i komitetit;
– Dr. Sadik Llullaku – Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës;
– Dr. Mentor Ahmeti – anëtari ndërkombëtar nga SHBA, përcjell Gazeta Shneta.

Me këtë rast, Dr. Llullaku vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Dr. Demaçit për ngritjen dhe konsolidimin e punës së Komitetit për Traumë, një strukturë me rëndësi kyçe në fushën e kujdesit mjekësor në Kosovë

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e komitetit për vitin e ardhshëm, ku u konfirmua organizimi i të paktën dy kurseve ATLS (Advanced Trauma Life Support) dhe aktivitete të tjera të reja që do të publikohen së shpejti.

Komiteti për Traumë është i angazhuar në zhvillimin dhe zbatimin e programeve për parandalimin e lëndimeve dhe sigurimin e rezultateve optimale për pacientët, përmes:
– Edukimit;
– Avokimit;
– Krijimit të praktikave më të mira;
– Përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë.

Emërimi i Dr. Baton Kelmendit pritet të sjellë një vizion të ri për zhvillimin e mëtejshëm të këtij komiteti të rëndësishëm./ Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKakaoja ndihmon në uljen e stresit dhe përmirëson funksionin vaskular pas ushqimeve të yndyrshme
Artikulli i rradhës Infeksionet seksuale: Çfarë duhet të dini për shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.