- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Xhoela Bame, studiuesja e re nga Korça, është shpallur nga revista prestigjioze Forbes si një nga 30 të rinjtë nën 30 vjeç me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror, një vlerësim që e vendos atë mes emrave më premtues në fushën e shkencës dhe mjekësisë. Prej disa vitesh, korçarja jeton…
Kandidatja për Presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka prezantuar aderimin e radhës në listën e saj. Bëhet fjalë për Besim Kodrën, i cili është ekspert i shëndetësisë dhe i cili ka kontribuar sidomos për të drejtat e pacientëve. Osmani vlerësoi lart punën e Kodrës, për të cilin tha…
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se janë marrë masa të reja për të adresuar shtrembërimet në tregun e qumështit, përfshirë pezullimin e përkohshëm të përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në procesin e prodhimit. Sipas njoftimit, vendimi vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve lidhur me…
Një analizë e re shkencore ka nxjerrë në pah lidhjen mes diabetit, veçanërisht diabetit të tipit 2, dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e demencës dhe problemeve me kujtesën. Studiuesit paralajmërojnë se nivelet e larta të sheqerit në gjak për periudha të gjata mund të ndikojnë negativisht në enët e…
Kardiologët po theksojnë gjithnjë e më shumë se marramendja e shpeshtë nuk duhet neglizhuar, pasi në disa raste mund të jetë një sinjal i hershëm i problemeve me zemrën. Sipas specialistëve, kjo simptomë mund të lidhet me çrregullime të ritmit të zemrës (aritmi), rënie të menjëhershme të tensionit të gjakut,…
Pesë raste të fëmijëve të prekur nga fruthi janë duke trajtuar në Klinikën Infektive. Kjo pasi një numër i prindërve nuk janë duke vaksinuar fëmijët e tyre. Mirëpo në QKMF në Fushë Kosovë, pas paraqitjeve të rasteve me fruth, u janë drejtuar qendrave të vaksinimit. Thirrjeve të IKSHPK nuk po…
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë konfirmuar dy shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Kështu, ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj. Ai, ka treguar se si është duke shkuar procesi, duke folur edhe për…
Sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 19 dhe 22°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

