Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për pozitat e drejtorëve në 14 klinika. Megjithëse,në këtë listë nuk janë publikuar emrat e kandidatëve për drejtorë të Klinikës së Dermatologjisë, shkruan Gazeta Shneta. Sipas njoftimit, kandidatët e mëposhtëm kanë kaluar verifikimin paraprak dhe kanë…

Më shumë

Kandidatët për drejtor të Sektorit për Shërbime të Përbashkëta Tekniko Administrative në QKUK i janë nënshtruar sot testit me shkrim. Tre kandidatët për drejtor të Sektorit të Shërbimeve të Përbashkëta Tekniko Administrative në QKUK kanë hyr sot në testin me shkrim, shkruan Gazeta Shneta. Kandidatët janë: Halil Cenajh, Erseka Berani…

Më shumë

Drejtoresha e Kooperativës bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, i është bashkuar Vjosa Osmanit, për zgjedhjet e 7 qershorit. Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook. “Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në…

Më shumë

Një grua nga Fushë Kosova ka humbur jetën mëngjesin e së dielës, raporton Policia e Kosovës. Sipas policisë, viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar. “Fushë Kosovë 03.05.2026-07:33. Lidhur me…

Më shumë