- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë 24 orëve të fundit, siguria në trafik dhe rendi publik në vend vazhdojnë të mbeten sfidë, pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e incidenteve. Statistikat e publikuara tregojnë për dhjetëra aksidente trafiku dhe një numër të lartë gjobash të shqiptuara ndaj…
Në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në Klinikën e Gjinekologjisë, do të lansohet shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës”, një iniciativë që synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime publike. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë ambasadori i Gjrrmanisë, Rainer…
Tre persona kanë vdekur në një anije turistike me flamur holandez në Oqeanin Atlantik, ndërsa autoritetet dyshojnë për infeksion me hantavirus – një virus i rrallë që zakonisht përhapet nga brejtësit. Sipas autoriteteve shëndetësore në Afrikën e Jugut, një pasagjer 70-vjeçar nga Holanda ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në…
Një studim i ri shkencor ka zbuluar një mekanizëm të rëndësishëm përmes të cilit kafeja mund të ndihmojë trupin në luftimin e efekteve të plakjes, duke hedhur dritë mbi përfitimet e saj të njohura shëndetësore. Sipas hulumtimit të realizuar nga studiues në Texas A&M College of Veterinary Medicine & Biomedical…
Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të shpërndara parashihen kryesisht në zonat malore. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22°C. Era do të…
Tregu farmaceutik në Kosovë ka shënuar rritje të barnave që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë edhe tregjet aziatike, si Kina, India e Tajvani. Pavarësisht se këto barna mund të jenë më të lira, ato duhet t’u nënshtrohen rregullave të importit, të përcaktuara me ligjin në fuqi, të rregulluara…
Prodhuesit e barnave që prodhojnë pilulën për abort, mifepristone, i janë drejtuar Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara duke kërkuar rikthimin e aksesit përmes postës për këtë medikament, një nga metodat më të përdorura për ndërprerjen e shtatzënisë. Sipas raportimit, kompanitë Danco Laboratories dhe GenBioPro paraqitën kërkesat e tyre të…
Një studim i publikuar në revistën shkencore PLOS Mental Health sugjeron se muzika e krijuar posaçërisht për efekte terapeutike mund të ofrojë lehtësim më të shpejtë dhe më efektiv të simptomave të ankthit sesa tingujt e njohur si “pink noise”. Sipas studimeve të mëhershme, muzika është lidhur me përfitime të…

