Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Disa nga ushqimet më të zakonshme dhe të shëndetshme mund të përbëjnë rrezik serioz për persona të caktuar, paralajmërojnë ekspertët europianë të alergologjisë. Disa produkte ushqimore mund të shndërrohen në “armë” potencialisht të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga alergjitë, shkruan SIAAIC, transmeton Gazeta Shneta. Në listën e ushqimeve me…

Më shumë

Ekspozimi i njëkohshëm ndaj kimikateve të rrezikshme dhe efekteve të ndryshimeve klimatike mund të ketë pasoja më të mëdha sesa mendohej për shëndetin riprodhues, raportojnë mediat ndërkombëtare. Një rishikim i ri shkencor tregon se kombinimi i kimikateve që prishin sistemin hormonal dhe faktorëve si nxehtësia ekstreme mund të krijojë një…

Më shumë