- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një rast i vdekjes së papritur ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka humbur jetën pasi është dërguar në Urgjencën e Qytetit, mëson Sinjali. Bëhet fjalë për E.H, 44-vjeçare, e cila është sjellë në gjendje të rëndë në emergjencë, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar vdekja e saj. Sipas…
Studime të fundit në fushën e onkologjisë dhe mikrobiomës po eksplorojnë një lidhje të mundshme mes baktereve që jetojnë në zgavrën e gojës dhe rrezikut për zhvillimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit. Sipas të dhënave të publikuara nga Johns Hopkins Medicine dhe studimeve shkencore në Nature…
Një grua ka humbur jetën në Mitrovicë më 2 maj, në rrethana që po hetohen nga autoritetet për vdekje të dyshimtë të natyrës së vetëvrasjes. Sipas burimit të gazetës Sinjali, viktima është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të…
Studentët dhe mjekët e rinj në Kosovë i janë drejtuar me një pyetje publike Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bordit për Shkollim Specialistik, duke kërkuar sqarime lidhur me vonesën e shpalljes së konkursit për specializime. Në një reagim publik, drejtuar anëtarëve të Bordit për Shkollim Specialistik, përfshirë Edmond Haliti dhe Driton…
Pas konfirmimit të tetë rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet shëndetësore po e monitorojnë situatën epidemiologjike duke qenë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e saj. Kjo përmes identifikimit të fëmijëve të pa vaksinuar dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinim në zonat me mbulueshmëri më…
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mëngjesi do të karakterizohet nga temperatura të ulëta, me vlera minimale që pritet të sillen nga 0 deri në 3 gradë Celsius. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius. /Gazeta…
Bashkimi Evropian ka dhënë miratimin për përdorimin e një vaksine të re të kombinuar që ofron mbrojtje njëkohësisht kundër COVID-19 dhe gripit sezonal, duke shënuar një risi të rëndësishme në strategjitë e imunizimit në Evropë. Vendimi është raportuar nga Reuters dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt thjeshtimit të procesit…
Shkencëtarë nga National Institutes of Health po zhvillojnë zëvendësues sintetikë të gjakut që synojnë të imitojnë funksionin më kritik të gjakut njerëzor: transportin e oksigjenit në inde dhe organe. Kjo fushë kërkimi konsiderohet një nga inovacionet më premtuese në mjekësinë moderne, veçanërisht për situata emergjente ku furnizimi me gjak të…

