Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu sot nis konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve. “Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftimin e presidencës. Po…

Më shumë

Të enjten parashikohet të depërtojnë masa të ftohta polare, të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët dhe herë pas here reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Fjolla bore ose shqotë mund të paraqiten edhe në disa zona të ulëta të Rrafshit të Kosovës. Era do të…

Më shumë

Një aksident tragjik ka shënuar viktimën e parë në Gjenevë të lidhur me trotinetët elektrikë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rrugë. Sipas mediave zvicerane, një burrë rreth të gjashtëdhjetave humbi jetën pas një aksidenti me trotinet elektrik që ndodhi gjatë fundjavës. Ky konsiderohet rasti i parë fatal i këtij…

Më shumë