Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rhesus D negativ në shtatzëni: Çfarë duhet të dini për grupin e gjakut dhe rreziqet?

Jetë 29/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çdo person ka një grup gjaku: A, B, AB ose O, i cili trashëgohet nga prindërit. Përveç kësaj, gjaku klasifikohet si pozitiv ose negativ sipas faktorit Rhesus (RhD), që tregon praninë ose mungesën e një proteine në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Rreth 17% e popullsisë kanë RhD negativ.

Ky informacion bëhet veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzënisë nëse nëna është RhD negative dhe foshnja është RhD pozitive. Kjo mund të ndodhë kur babai ka RhD pozitiv dhe fëmija trashëgon këtë tip. Në shumicën e rasteve nuk ka problem, por mund të krijohet një rrezik nëse gjaku i foshnjës përzihet me gjakun e nënës gjatë shtatzënisë ose lindjes.

Teksa, kur kjo ndodh, quhet “ngjarje sensibilizuese” dhe mund të shkaktojë që trupi i nënës të prodhojë antitrupa kundër gjakut të foshnjës.

Në shtatzëninë e parë zakonisht nuk ka ndikim, por në shtatzënitë e ardhshme këta antitrupa mund të shkaktojnë sëmundjen hemolitike të të porsalindurit, e cila mund të çojë në anemi të rëndë, dëmtime të trurit ose në raste të rënda edhe humbje të jetës.

Kjo gjendje sot është e rrallë sepse mund të parandalohet me një injeksion të quajtur anti-D, i cili përmban imunoglobulina që ndalojnë krijimin e antitrupave. Ky trajtim është i sigurt si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Ngjarje sensibilizuese mund të ndodhin pas disa procedurave mjekësore, gjakderdhjes gjatë shtatzënisë, traumave abdominale, lindjes, abortit apo disa ekzaminimeve si amniocenteza.

Gratë RhD negative zakonisht marrin injeksion anti-D në javën e 28 dhe 34 të shtatzënisë, dhe ndonjëherë edhe pas lindjes nëse foshnja rezulton RhD pozitive. Injeksioni duhet dhënë sa më shpejt pas një ngjarjeje të rrezikshme, idealisht brenda 72 orëve.

Në disa raste, mund të bëhet edhe një test prenatal jo-invaziv për të përcaktuar grupin e gjakut të foshnjës që në shtatzëni. Kjo ndihmon që trajtimi të personalizohet.

Në përgjithësi, me monitorim të rregullt dhe trajtim të duhur, shtatzënia për gratë RhD negative mund të jetë e sigurt dhe pa komplikime serioze.

Ky tekst është marrë nga burimi Pregnancy Birth Baby dhe është përkthyer dhe redaktuar nga Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakPlacenta previa: Çfarë është dhe si menaxhohet gjatë shtatzënisë?
Artikulli i rradhës Raportohet vdekja e parë nga trotinetët elektrikë në Gjenevë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.