Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Çrregullimet hormonale po shndërrohen në një shqetësim gjithnjë e më i pranishëm tek të rinjtë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe atë mendor. Nga lodhja e vazhdueshme e deri te problemet me peshën, ciklin menstrual apo metabolizmin, këto sinjale shpesh neglizhohen ose keqinterpretohen. Në një kohë kur stili i…

Më shumë

Gjatë ditës së sotme në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike pranverore. Do…

Më shumë

Shkencëtarë nga Harvard University kanë raportuar një përparim të rëndësishëm në fushën e mjekësisë rigjeneruese, duke arritur rigjenerimin funksional të mëlçisë në modele laboratorike. Studimi është publikuar në revistën shkencore Science Advances dhe përfaqëson një hap potencial drejt zhvillimit të terapive për riparimin e organeve të dëmtuara, shkruan Harvard University,…

Më shumë