Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Shkencëtarë nga Harvard University kanë raportuar një përparim të rëndësishëm në fushën e mjekësisë rigjeneruese, duke arritur rigjenerimin funksional të mëlçisë në modele laboratorike. Studimi është publikuar në revistën shkencore Science Advances dhe përfaqëson një hap potencial drejt zhvillimit të terapive për riparimin e organeve të dëmtuara, shkruan Harvard University,…

Më shumë

Përdorimi i inteligjencës artificiale për këshilla shëndetësore po rritet me shpejtësi, por ekspertët paralajmërojnë se kjo teknologji nuk është pa rreziqe. Sipas raportimeve të BBC, janë identifikuar raste kur sistemet e AI kanë dhënë përgjigje të pasakta, të paplota ose potencialisht të rrezikshme për përdoruesit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.…

Më shumë

Studiuesit po punojnë në një fushë të avancuar të neuroshkencës dhe bioinxhinierisë, ku qeliza nervore të krijuara në laborator (neurone të kultivuara ose modele neuronale) po përdoren për të imituar disa funksione bazë të trurit njerëzor, përfshirë mënyrën se si informacioni ruhet, përpunohet dhe rikthehet në kujtesë. Sipas studiuesve, qëllimi…

Më shumë

Studime të publikuara në revista shkencore tregojnë se truri i femrave mund të plaket më ngadalë në krahasim me atë të meshkujve, duke ruajtur për më gjatë disa struktura të rëndësishme për funksionet njohëse. Këto përfundime bazohen në analiza afatgjata të mijëra individëve të shëndetshëm, ku janë realizuar mijëra skanime…

Më shumë