- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të jetë shumë nxehtë. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të dobët shiu, kryesisht në Bajgorë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në…
Kjo u mundësua falë një lidhjeje të veçantë midis Kosovës dhe Gjermanisë. Kontakti u vendos përmes avokatit Dr. Bernd Franke, i cili pas punës së tij për EULEX-in, filloi të mbështeste spitalin e fëmijëve në Prishtinë. Për Samir Hysenin dhe Durime Rama Hysenin, udhëtimi për në Duisburg ishte një udhëtim…
Konsumimi i një avokadoje në ditë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL (“kolesterolit të keq”) te të rriturit me obezitet abdominal, sipas një studimi të ri. Studiuesit sugjerojnë se reduktimi i grimcave LDL në gjak mund të lidhet me një ulje prej rreth 4% të rrezikut…
Rrahjet e çrregullta ose të forta të zemrës janë një simptomë që shumë gra mund ta përjetojnë gjatë shtatzënisë. Ndryshimet natyrore që ndodhin në trup gjatë kësaj periudhe mund të ndikojnë në sistemin kardiovaskular dhe të shkaktojnë ndjesinë e “dridhjeve”, përshpejtimit, kapërcimit të rrahjeve ose goditjeve më të forta të…
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, ka deklaruar se gjendja e infrastrukturës në institucionet shëndetësore të Kosovës është pasojë e mungesës së investimeve të mirëfillta ndër vite, duke theksuar se Klinika e Pediatrisë është pjesë e një plani për renovim të plotë. Duke folur…
Pacienti i fundit që po trajtohej për Ebolën në Ugandë ka dalë nga spitali, duke e lënë vendin pa raste aktive të konfirmuara të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Tani fillon një periudhë pritjeje prej 42 ditësh para se Uganda të mund të shpallet zyrtarisht e pastër nga Ebola, me kusht që…
Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin federal. Sipas një propozimi të Ministrisë së Financave, të cilin e ka siguruar Rrjeti Editorial Gjerman, çmimi i…
Gjykata Supreme e Kosovës ka ndryshuar vendimin për dënimin ndaj të pandehurit Edmond Lajçi, duke ia zëvendësuar dënimin me burgim të përjetshëm me 30 vjet burgim, ndërsa në pjesët e tjera ka lënë në fuqi aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit. Sipas njoftimit të Gjykatës…

