- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë javës së kaluar, në Spitali i Përgjithshëm në Pejë janë regjistruar gjithsej 27 lindje, prej tyre 17 djem dhe 10 vajza. Sipas të dhënave nga ky institucion, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2,886 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 240 pacientë të rinj për trajtim spitalor. Numri mesatar i pacientëve…
Popullsia e Bashkimi Evropian pritet të pësojë një rënie të ndjeshme deri në fund të këtij shekulli. Sipas projeksioneve të Eurostat, numri i banorëve në BE do të bjerë nga rreth 452 milionë në vitin 2025 në 399 milionë në vitin 2100, një ulje prej afro 53 milionë njerëzish ose…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shreveport në shtetin amerikan të Luizianës, ku një baba dyshohet se ka vrarë shtatë nga fëmijët e tij dhe një fëmijë tjetër në një sulm me armë zjarri, që policia e ka cilësuar si një “incident të natyrës familjare”. Sipas raportimeve, viktimat ishin…
50 aksidente trafiku kanë ndodhur në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit, raporton Policia e Kosovës. Përmes raportit ditor, policia bëri të ditur se gjatë kohës së njëjtë janë shqiptuar 1,759 gjoba për shkelësit e trafikut. Ndërsa janë arrestuar 23 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, katër në ndalim…
Dr. Edita Blakaj-Shala, specialiste e endokrinologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, ka marr pjesë në cilësinë e ligjërueses në Kongresin Rajonal të Endokrinologjisë në Peru. “Isha e nderuar të marr pjesë në Kongresin Rajonal të Endokrinologjisë Endo Perú Sur 2026, i cili u mbajt më 16–17 prill në Cusco, Peru. Ky…
OpenAI ka prezantuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur GPT‑Rosalind, i cili synon të përshpejtojë kërkimet në biologji, zbulimin e barnave dhe mjekësinë translacionale. Modeli mban emrin e shkencëtares britanike Rosalind Franklin, e njohur për kontributin e saj në zbulimin e strukturës së ADN-së, dhe konsiderohet një…
Me rastin e Javës Evropiane të Imunizimit 2026, me moton “Për çdo gjeneratë, vaksinat funksionojnë”, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS) ka rikujtuar rëndësinë e vaksinimit si një nga ndërhyrjet më efektive në shëndetin publik. Sipas IEJL-PShS dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat kanë shpëtuar mbi…
Dita e sotme do të nisë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të dendësohen. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK thotë se parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike në disa zona të vendit. Temperaturat minimale…

