- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ka ndërruar jetë infermierja Samire Hoti Myftiu. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë. Në njoftimin zyrtar, është vlerësuar kontributi dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm në shërbim të pacientëve, duke theksuar se puna dhe angazhimi i saj do të kujtohen me respekt. Drejtoria e Shëndetësisë…
Duhanpirja vazhdon të mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare në mbarë botën. Sipas organizatave shëndetësore pirja e duhanit dëmton drejtpërdrejt zemrën dhe enët e gjakut, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt të zemrës dhe goditje në tru, shkruan CDC, transmeton Gazeta Shneta. Substancat toksike që gjenden…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar qytetarët për ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e punimeve në rrjetin kryesor furnizues. Sipas njoftimit zyrtar, punimet për sanimin e një gypi kryesor janë duke vazhduar, çka do të shkaktojë reduktime të ujit nga ora 12:00…
Një numër gjithnjë e në rritje studimesh nga institucione shkencore sugjerojnë se leximi i përditshëm mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe në uljen e rrezikut për zhvillimin e demencës në moshë më të shtyrë. Leximi konsiderohet si një aktivitet mendor aktiv që…
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Sipas Meteo Kosova, pasdite vonë në disa zona malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu, përcjell Gazeta Shneta. Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu e verilindja të cilat lokalisht nganjëherë mund të…
Aktiviteti fizik është një nga shtyllat kryesore të një jete të shëndetshme dhe mbrojtjes së zemrës. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se jo vetëm ushtrimet, por edhe koha kur ato kryhen mund të ndikojë në përfitimet shëndetësore. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Open Heart”, ushtrimet e përshtatura me…
Apnea e gjumit mund ta rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës edhe më shumë sesa mendohej deri tani, veçanërisht kur ajo ndryshon nga nata në natë. Këtë e tregon një studim i ri i publikuar në revistën “Sleep”. Dihet prej kohësh se apnea e gjumit lidhet me rrezik më të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike. Nga policia e Kosovës, për Gazetën Express kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili…

