Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Mjetet që përdorin mjekët për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit mund të mos zbulojnë gjithmonë shenjat paralajmëruese te gratë, sipas një studimi të ri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi gratë përbëjnë pothuajse dy të tretat e rasteve me Alzheimer në Shtetet e Bashkuara. Sipas studiuesve nga Universiteti Shtetëror i…

Më shumë

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur sot pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi…

Më shumë

Nëse vuani nga migrena, zakonisht mund të monitoroni gjumin, stresin apo ushqimin. Por një studim i ri sugjeron se duhet t’i kushtoni vëmendje edhe ndotjes së ajrit dhe kushteve të motit. Sipas hulumtimit të publikuar më 15 prill në revistën “Neurology”, ndotja e ajrit – nga gazrat e automjeteve deri…

Më shumë

Një studim i ri global ka zbuluar se rastet e kancerit në zorrë dhe pankreas kanë shënuar rritje gjatë 30 viteve të fundit. Supas studimit të publikuar në “The Lancet”, pacientët me kancer në pankreas kanë qenë më të prirë t’i mbijetojnë sëmundjes në vitin 1990 sesa në vitin 2019.…

Më shumë