- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, sot do të fillojë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Nga ministria dhe inspektorati bënë me dije se plani do të zgjasë 14 ditë dhe në të…
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2831 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 32 aksidente trafiku me dëme materiale, 13 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar. Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje.
Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një nëntëvjeçar i cili është dërguar në QKUK për trajtim. Fëmija aktualisht ndodhet në Mjekim Intensiv. Këtë e ka bërë të ditur…
Në Komunën e Gjilanit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave parafillore, të klasës së parë dhe të pestë, në kuadër të kujdesit institucional për shëndetin e fëmijëve. Fillimin e këtij procesi e kanë përcjellë nga afër drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku…
Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia ka pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në…
Inteligjenca artificiale (AI) po hap një kapitull të ri në diagnostikimin e hershëm të kancerit të lëkurës, duke mundësuar identifikimin e personave me rrezik të lartë për melanomë vite përpara se sëmundja të shfaqet. Një studim i ri nga University of Gothenburg në Suedi ka treguar se modelet e avancuara…
Vendi do të ndikohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së sotme. Vranësirat, në disa zona, mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga…
Një mjet i ri i bazuar në inteligjencën artificiale (AI) mund të përmirësojë ndjeshëm zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive përmes analizës së skanimeve CT. Sistemi i ri përdor një metodë të avancuar që shqyrton njëkohësisht detajet e imta dhe pamjen e përgjithshme të mushkërive, në mënyrë të ngjashme…

