- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Vendi do të ndikohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së sotme. Vranësirat, në disa zona, mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga…
Një mjet i ri i bazuar në inteligjencën artificiale (AI) mund të përmirësojë ndjeshëm zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive përmes analizës së skanimeve CT. Sistemi i ri përdor një metodë të avancuar që shqyrton njëkohësisht detajet e imta dhe pamjen e përgjithshme të mushkërive, në mënyrë të ngjashme…
Në muajin shkurt 2026 janë regjistruar 2 mijë e 2 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë 30 lindje janë meshkuj dhe 972 lindje janë femra. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt 2026 ka rënie të numrit të lindjeve rreth (13,3%) krahasuar…
Studimet e mëparshme kanë treguar se ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës. Një nga modelet ushqimore më të rekomanduara është dieta bimore, e cila përqendrohet te konsumimi i perimeve, frutave, drithërave…
E mërkura qe dita e fundit e afatit që ua caktuan për ekzekutim të pagës. Meqë kërkesa nuk iu realizua, punëtoret teknike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet nisën grevën, raporton RTV Dukagjini. Disa prej tyre, sipas kolegëve, s’patën mundësi t’i bashkoheshin grevës, për shkak të mungesës së…
Kompania farmaceutike Novo Nordisk nënshkruan marrëveshje me OpenAI për zhvillimin e barnave të reja
Kompania daneze farmaceutike Novo Nordisk ka njoftuar një partneritet të ri me OpenAI me synimin për të përdorur inteligjencën artificiale në të gjithë procesin e zhvillimit të barnave. Sipas kompanisë, ky bashkëpunim do të ndihmojë në sjelljen më të shpejtë të trajtimeve të reja dhe më të mira për pacientët…
Tabelat e sapovendosura me simbole të Kosovës në ambulancat që funksiononin brenda sistemit të Serbisë në fshatrat Banjë dhe Syriganë, në Komunën e Skenderajt, shkaktuan reagime të ndryshme. Për disa, ky veprim “rrezikon drejtpërdrejt të drejtat themelore” të serbëve të Kosovës për trajtim dhe mbrojtje shëndetësore, ndërsa për të tjerë,…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë. Sipas njoftimit, kjo dukuri është dalluar sidomos për shkak të festave zyrtare. “Megjithatë, theksojmë se stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë…

