Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Prej më shumë se një dekade, njerëzit janë paralajmëruar se drita e kaltër nga telefonat, televizorët, kompjuterët dhe llambat LED po dëmton gjumin duke prishur ritmin natyral të trupit. Por studimet më të fundit sugjerojnë se realiteti është shumë më kompleks dhe se drita nga ekrani i telefonit mund të…

Më shumë

Është jo pak i vogël numri i njerëzve, të cilët mendojnë një braktisje të plotë të Facebook-ut, duke fshirë profilet në rrjetin social, pas skandalit të fundit me shkelje të privatësisë së përdoruesve nga kompania analitike Cambridge. Përveç kësaj, shkencëtarët argumentojnë se një masë e tillë mund të jetë shumë…

Më shumë

Kanë mbetur edhe 15 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje politike, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend deri më 28 prill, afat…

Më shumë