- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Menaxhimi i diabetit mund të bëhet shumë më i thjeshtë në të ardhmen, aq sa aplikimi i një kremi në lëkurë. Shkencëtarët kanë krijuar një polimer të ri që transporton insulinën përmes barrierës mbrojtëse të lëkurës. Deri më sot, kjo konsiderohej pothuajse e pamundur, pasi molekulat e insulinës janë të…
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 130 ankesa vitin e kaluar nga pacientët, por vetëm 14 prej tyre kanë përfunduar me masa. Në shtatë prej tyre MSh nuk ka treguar çfarë masa janë marrë. Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit të kaluar ka pranuar gjithsej 130 ankesa nga qytetarët për shërbimet në…
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik, për çka ka thënë se janë shpenzuar 65 milionë euro. Ata kanë thënë se ky vendim ndonëse mund të ketë pasur qëllim social, rezulton të jetë i paefektshëm dhe i patargetuar si duhet. “Sipas…
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë. Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila është në terapi për çrregullime mendore. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa edhe e dyshuara është dërguar për trajtim psikiatrik nën…
Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skelës në Vlorë dhe ka ndërruar jetë në spital. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Mësohet se fëmija ka…
Një person është gjetur pa shenja jete të dielen në Graçanicë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “HETIM MBI VDEKJEN Graqanicë 12.04.2026 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë…
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE· Prishtinë 12.04.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit…
Ndërsa misionet hapësinore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të gjata, shkencëtarët po paralajmërojnë për efektet e shumta që ato kanë në trupin dhe shëndetin mendor të astronautëve. Sipas NASA, udhëtimi në hapësirë paraqet pesë rreziqe kryesore: rrezatimin, izolimin, distancën nga Toka, mungesën e gravitetit dhe mjediset…

