Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 e deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të jenë nga 15 e deri në 19 gradë Celsius.’ “Do të fryjë erë nga drejtimi i…

Më shumë

Psikologët zhvillimorë theksojnë se fëmijët që këndojnë shpesh mund të shfaqin shenja të zhvillimit më të avancuar kognitiv. Sipas tyre, këndimi nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por një proces kompleks që angazhon disa zona të trurit njëkohësisht, duke ndihmuar në zhvillimin e inteligjencës dhe aftësive të të nxënit. Ekspertët…

Më shumë

Një rast tronditës është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar është shpëtuar pasi u mbajt i mbyllur në një furgon për rreth 18 muaj. Fëmija u gjet në gjendje të rëndë, i shtrirë mes mbeturinash, ndërsa për shkak të qëndrimit të gjatë në një pozicion të vetëm, ai…

Më shumë

Ushqimet e fermentuara si kosi dhe kefiri po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje për përfitimet e tyre të shumta shëndetësore. Sipas ekspertëve, këto produkte janë burim i pasur i probiotikëve, baktere të dobishme që luajnë një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, shkruan Harvard, transmeton Gazeta Shneta.…

Më shumë