- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Zhvillimet e fundit në fushën e kardiologjisë po sjellin shpresë të re për miliona pacientë në mbarë botën që vuajnë nga nivelet e larta të kolesterolit. Studiues ndërkombëtarë janë duke punuar intensivisht në krijimin e terapive orale që synojnë proteinën PCSK9, një element kyç në rregullimin e kolesterolit LDL, i…
Hulumtimet e fundit në neuroshkencë dhe mikrobiologji po tregojnë gjithnjë e më qartë se shëndeti mendor nuk varet vetëm nga truri, por edhe nga një sistem kompleks i njohur si “boshti zorrë–tru”. Ky sistem përfaqëson një rrjet komunikimi të vazhdueshëm midis sistemit nervor qendror dhe mikroorganizmave që jetojnë në zorrë,…
Shkencëtarët po zhvillojnë një brez të ri antiviralësh që synojnë të ndryshojnë mënyrën se si trajtohet gripi, duke ndërhyrë shumë më herët në ciklin e infeksionit. Ndryshe nga trajtimet ekzistuese, si oseltamiviri, këto ilaçe eksperimentale janë dizajnuar për të ndaluar shumimin e virusit që në fazat fillestare, përpara se ai…
Hulumtimet e fundit në neuroshkencë po tregojnë se gjumi i thellë nuk shërben vetëm për pushim fizik dhe rikuperim energjie, por është thelbësor për shëndetin e trurit në afat të gjatë. Gjatë kësaj faze, aktivizohet një sistem i veçantë i quajtur “sistemi glimfatik”, i cili ndihmon në largimin e mbetjeve…
Ndërveprimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm me prindërit është një nga faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Marrëdhënia e hershme me kujdestarët kryesorë ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin emocional, social dhe kognitiv të fëmijës, shkruan American Academy of Pediatrics, transmeton Gazeta Shneta. Një nga përfitimet kryesore të…
Kanceri i qafës së mitrës është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit, dhe shkaktohet nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, raporton Ekonomia Online. Ndërsa, marrja e vaksinës HPV kundër papilloma virusit (HPV) parandalon vet sëmundjen. Në një intervistë për Ekonomia Online, Valdet Hashani, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë…
Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima është Meriton Koprani nga Prishtina, i cili ka ndërruar jetë sonte rreth orës 20:00, pas disa ditësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të…
Sot pritet të mbajë mot më i ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sidomos në vlerat maksimale. Minimalja pritet të zbres deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 22 gradë Celsius. /Meteo Ballkan/

