Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ushqyerja me gji konsiderohet një nga mënyrat më të rëndësishme dhe natyrale për të mbrojtur shëndetin e foshnjave në muajt e parë të jetës. Qumështi i gjirit përmban të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës, duke e bërë atë ushqimin ideal gjatë kësaj…

Më shumë

Konsumi i rregullt i frutave dhe perimeve konsiderohet një nga shtyllat kryesore të një jetese të shëndetshme. Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme ndihmon në parandalimin e një game të gjerë sëmundjesh kronike dhe përmirëson cilësinë e jetës në përgjithësi. Frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina…

Më shumë

Ngrënia e shpejtë është një zakon i përhapur në jetën moderne, por sipas British Nutrition Foundation, ajo mund të çojë në konsum të tepërt kalorish dhe probleme me peshën trupore. Ritmi i shpejtë i të ngrënit shpesh bën që individët të hanë më shumë se sa ka nevojë trupi i…

Më shumë

Ecja e lehtë pas ushqimit po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një strategji e thjeshtë, por shumë efektive për menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sipas rekomandimeve, aktiviteti fizik i moderuar menjëherë pas vakteve mund të ndihmojë ndjeshëm trupin në përpunimin e glukozës dhe në ruajtjen e një…

Më shumë

Konsumi i tepërt i kripës vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e hipertension. Të dhënat tregojnë se ky problem po rritet edhe tek të rinjtë, kryesisht për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës dhe rritjes së konsumit të ushqimeve të përpunuara. Kripa ndikon drejtpërdrejt…

Më shumë

Konsumi i tepërt i sheqerit po konsiderohet një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e rasteve me diabet në mbarë botën. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe rritja e konsumit të ushqimeve të përpunuara kanë çuar në një rritje të ndjeshme të marrjes së sheqerit të shtuar, duke…

Më shumë