- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dietat shumë të kufizuara janë bërë një trend i përhapur, sidomos në mesin e personave që kërkojnë rezultate të shpejta në humbjen e peshës. Megjithatë, këto dieta mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe shpesh nuk janë zgjidhje afatgjatë. Një nga efektet kryesore të reduktimit drastik të kalorive është…
Ushqimet e fermentuara si kosi dhe kefiri po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje për përfitimet e tyre të shumta shëndetësore. Sipas ekspertëve të Harvard T.H. Chan School of Public Health, këto produkte janë burim i pasur i probiotikëve, baktere të dobishme që luajnë një rol kyç në ruajtjen e…
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një vajzë është plagosur, ndërsa i dyshuari më pas ka qëlluar veten dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami”, te barnatorja “Riga”. Sipas informacioneve, viktima, L. U,…
Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor më 3 prill 2026. Më 10 prill i njëjti u miratua në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës. Megjithëse një ligj të tillë Kosova e…
Dëgjimi i muzikës klasike është studiuar gjerësisht për ndikimin e saj pozitiv në shëndetin mendor dhe fizik. Kërkimet tregojnë se kjo lloj muzike mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit dhe në stabilizimin e presionit të gjakut, duke ndikuar drejtpërdrejt në sistemin nervor. Një nga arsyet kryesore për…
Pijet energjike janë bërë gjithnjë e më të përhapura në mbarë botën, sidomos në mesin e të rinjve që i konsumojnë për të rritur përqendrimin, energjinë dhe performancën gjatë ditës. Megjithatë, sipas ekspertëve të Mayo Clinic, këto produkte nuk janë aq të padëmshme sa duken dhe mund të kenë pasoja…
Meditimi po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një mjet efektiv për përmirësimin e shëndetit mendor. Sipas studimeve të fundit, edhe vetëm 10 minuta në ditë mund të kenë ndikim të dukshëm në reduktimin e stresit. Studiuesit kanë zbuluar se meditimi ndikon drejtpërdrejt në strukturën e trurit, duke forcuar zonat…
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0–1°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 9–12°C. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë riga të lehta shiu. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s. / Gazeta Shneta/

