- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 e deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës nga 18 e deri në 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë…
Studiuesit paralajmërojnë se vetmia dhe stresi kronik kanë një ndikim më të madh në shëndetin e përgjithshëm sesa mendohej më parë. Këto gjendje mund të ndikojnë në trup në mënyra të ngjashme me sëmundjet inflamatore kronike, duke rritur ndjeshëm rrezikun për sëmundje serioze dhe vdekje të parakohshme, shkruan PubMed, transmeton…
Një zhvillim i jashtëzakonshëm në fushën e Nanoteknologjia po sjell në vëmendje një teknologji që deri dje dukej si fantashkencë: të ashtuquajturit “robotë ADN”, struktura mikroskopike të ndërtuara nga vetë molekulat biologjike, të afta për të transportuar ilaçe në mënyrë të kontrolluar brenda trupit të njeriut. Këta “robotë” nuk janë…
Studimet e publikuara në PubMed Central (PMC) po sjellin prova në rritje se ekspozimi i zgjatur ndaj ekranit përmes telefonave celularë, tabletave, televizorëve dhe kompjuterëve mund të ndikojë në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e trurit dhe funksionet neurologjike tek fëmijët. Këto gjetje sugjerojnë se koha e tepërt para ekranit…
Studime të reja po rikthejnë vëmendjen tek Timusi, një organ kyç i sistemit imunitar që shpesh neglizhohet pasi roli i tij konsiderohet më i rëndësishëm gjatë fëmijërisë. Megjithatë, kërkimet e fundit sugjerojnë se funksionimi i tij mbetet jetik edhe në moshë të rritur. Sipas gjetjeve shkencore, një timus funksional lidhet…
Një inovacion i fundit në teknologjinë e veshshme po revolucionarizon mënyrën se si njerëzit mund të monitorojnë shëndetin e tyre. Studiuesit kanë zhvilluar një sensor të avancuar që analizon përbërjen e djersës dhe ofron të dhëna në kohë reale mbi gjendjen fizike të individit, shkruan MIT Technology, transmeton Gazeta Shneta.…
Indeksi i masës trupore, i njohur si Indeksi i masës trupore, po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim nga studiuesit dhe profesionistët e shëndetësisë si një mjet i vetëm për vlerësimin e gjendjes shëndetësore. Sipas studimeve të fundit, më shumë se një e treta e individëve mund të klasifikohen…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe ekspertë të shëndetit publik po tërheqin vëmendjen globale se ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale po kontribuojnë në rritjen e përhapjes së sëmundjeve infektive, duke përkeqësuar kushtet që favorizojnë transmetimin e infeksioneve dhe ekspozimin e popullatave ndaj rreziqeve shëndetësore. Sipas raporteve të publikuara kohët e…

