Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Timusi, “organi i harruar” që mund të zgjasë jetën dhe të ulë rrezikun nga kanceri

Jetë 05/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studime të reja po rikthejnë vëmendjen tek Timusi, një organ kyç i sistemit imunitar që shpesh neglizhohet pasi roli i tij konsiderohet më i rëndësishëm gjatë fëmijërisë. Megjithatë, kërkimet e fundit sugjerojnë se funksionimi i tij mbetet jetik edhe në moshë të rritur.

Sipas gjetjeve shkencore, një timus funksional lidhet drejtpërdrejt me një sistem imunitar më të fortë, rrezik më të ulët për zhvillimin e kanceri dhe një jetëgjatësi më të madhe. Ky organ është përgjegjës për prodhimin dhe maturimin e qelizave T, të cilat luajnë rol thelbësor në identifikimin dhe shkatërrimin e infeksioneve dhe qelizave tumorale, shkruan New York Post, transmeton Gazeta Shneta.

Me kalimin e viteve, timusi tkurret dhe aktiviteti i tij bie, duke dobësuar gradualisht aftësinë e trupit për t’u mbrojtur. Pikërisht për këtë arsye, studiuesit po fokusohen në mënyra inovative për të ruajtur ose rikthyer funksionin e tij edhe në moshë të rritur.

Ndër qasjet që po eksplorohen përfshihen terapi hormonale, ndërhyrje në stilin e jetesës dhe strategji të avancuara biomjekësore që synojnë stimulimin e prodhimit të qelizave imunitare.

Nëse këto metoda rezultojnë të suksesshme, ato mund të hapin rrugën për parandalim më efektiv të sëmundjeve kronike dhe përmirësim të shëndetit afatgjatë. / Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë sensor i ri monitoron shëndetin në kohë reale përmes djersës
Artikulli i rradhës Studim: Ekspozimi i zgjatur ndaj ekranit po ndikon negativisht në zhvillimin e trurit te fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.