- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Cigaret elektronike me nikotinë mund të jenë më efektive se metodat tradicionale si çamçakëzët apo flasterët për lënien e duhanit, por ekspertët theksojnë se ato nuk janë pa rrezik dhe nuk duhet të përdoren nga personat që nuk pinë duhan. Kështu thuhet në një studim të ri të realizuar nga…
Kosova ka rezultatin më të lartë në rajon sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjimet buxhetore. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Hapur e publikuar nga Instituti “GAP”për vitin 2025, Kosova ka shënuar 32 pikë. Sipas raportit, ky rezultat është kryesisht falë organizimit të dëgjimeve buxhetore që organizojnë…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se Prof. Dr. Gjyle Mulliqi, tashmë në pension, është nderuar dje me medalje presidenciale nga Presidentja Vjosa Osmani, për kontributin e saj të gjatë në mikrobiologji, shëndetësi publike dhe arsim. Mulliqi për vite me radhë udhëhoqi Departamentin e Mikrobiologjisë në…
Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve Veterinare (OSAV) do t’i japë fund masave mbrojtëse të vendosura për mbajtësit e shpendëve, të futura këtë dimër, që nga 1 prilli. Zyra e justifikon këtë vendim me mungesën e rasteve në Zvicër që…
Një restorant në Prishtinë ka vendosur të mirëpresë tifozët turq me një gjest simbolik, duke ofruar kafe dhe çaj falas për të gjithë ata që kanë ardhur në kryeqytet për të ndjekur nga afër ndeshjen që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një fotografi e vendosur në hyrje të lokalit…
Cistet ovariane janë qeska të mbushura me lëng që zhvillohen në vezore dhe janë mjaft të zakonshme te gratë, përfshirë edhe ato shtatzëna. Shumica e tyre janë të padëmshme dhe nuk kërkojnë trajtim, përveç rasteve kur janë të mëdha ose shkaktojnë shqetësime, si dhimbje në legen, marrëdhënie të dhimbshme apo…
Kishin dalë nga Kosova për të ndërtuar një jetë më të mirë, si shumë të tjerë. Në Vjenë punonin e kursenin për të ndihmuar familjet. Por, një aksident në vendin e punës më 17 mars ua ndërpreu jetën. Emrat e tyre – Pajtim Bajrami, Istref Zekaj dhe Asllan Musliu –…
Joga prenatale është një praktikë e dobishme për mirëqenien fizike dhe emocionale gjatë shtatzënisë. Joga ndihmon trupin të përshtatet me ndryshimet që ndodhin, forcon muskujt e pjesës së poshtme të trupit dhe lehtëson mbajtjen e barkut në rritje. Gjithashtu, tonifikon muskujt e legenit dhe e përgatit trupin për lindje, shkruan…

