- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kishin dalë nga Kosova për të ndërtuar një jetë më të mirë, si shumë të tjerë. Në Vjenë punonin e kursenin për të ndihmuar familjet. Por, një aksident në vendin e punës më 17 mars ua ndërpreu jetën. Emrat e tyre – Pajtim Bajrami, Istref Zekaj dhe Asllan Musliu –…
Joga prenatale është një praktikë e dobishme për mirëqenien fizike dhe emocionale gjatë shtatzënisë. Joga ndihmon trupin të përshtatet me ndryshimet që ndodhin, forcon muskujt e pjesës së poshtme të trupit dhe lehtëson mbajtjen e barkut në rritje. Gjithashtu, tonifikon muskujt e legenit dhe e përgatit trupin për lindje, shkruan…
Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu. “Tarifat aktuale të energjisë elektrike do të mbesin në fuqi gjatë muajit…
Është botuar libri mbi jetën dhe kontributin e gjinekologut Dr. Dërgut Aliu. Libri me titull “Një jetë e Dr. Dërgut Aliut – Tri dekada institucion, katër dekada mision”, është botuar në 40-vjetorin e punës si mjek të gjinekologut të njohur. Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë: Me shumë sukses…
Dhuna në familje mbetet fenomen shqetësues në Kosovë, me shumicën e viktimave gra, ndërsa sfidë kryesore vazhdon të jetë zbatimi i ligjeve në praktikë, u tha në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Një vlerësim mbi trajtimin institucional të rasteve të dhunës…
Një studim ka zbuluar se njerëzit që dëgjojnë muzikë rregullisht mund të kenë një rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar demencë dhe disa kërkime sugjerojnë se ky rrezik mund të ulet deri në rreth 40%. Shkencëtarët besojnë se muzika stimulon disa zona të trurit njëkohësisht, duke ndihmuar në…
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka marrë një kredi prej 47 milionë eurosh nga Banka Botërore për financimin e Projektit për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë. Sipas dokumentit zyrtarë, projekti synon përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale, përfshirë identifikimin më të saktë të familjeve…
Dje janë ndarë Medaljet Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndër të vlerësuarit ishte edhe anesteziologu Ukshin Ismaili, i cili u nderua për kontributin dhe përkushtimin e tij në fushën e anesteziologjisë. Ismaili ka falënderuar për këtë vlerësim, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij…

