Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

E hëna pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të…

Më shumë

Një zhvillim i jashtëzakonshëm nga Massachusetts Institute of Technology po transformon mënyrën se si mjekët dhe pacientët ndjekin trajtimin. Studiuesit kanë krijuar kapsula të quajtura “pilula inteligjente”, të pajisura me sensorë mikroskopikë që aktivizohen sapo pilula arrin në stomak. Këta sensorë dërgojnë sinjale tek një pajisje e jashtme, duke konfirmuar…

Më shumë

Industria farmaceutike globale po përjeton një transformim të rëndësishëm në trajtimin e obeziteti, pasi kompanitë kryesore janë në një garë intensive për të zhvilluar versione orale të ilaçeve për humbje peshe. Aktualisht, terapitë më efektive administrohen përmes injeksioneve, por kalimi në formë pilule pritet të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj trajtimit.…

Më shumë

Një zhvillim i fundit në onkologji po konsiderohet si një nga përparimet më të mëdha të viteve të fundit. Teknologjia inovative e njohur si spatial medicine po u mundëson shkencëtarëve të krijojnë një hartë tredimensionale shumë të detajuar të tumoreve. Kjo qasje po ndryshon mënyrën se si kuptohet dhe trajtohet…

Më shumë