- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Enterovirusi është një grup virusesh shumë të zakonshme që prekin kryesisht bebet, fëmijët dhe adoleshentët. Çdo vit qarkullojnë lloje të ndryshme enterovirusesh, disa prej të cilëve shkaktojnë sëmundje si “duar-këmbë-gojë”, infeksione të syve apo probleme më serioze shëndetësore. Shumica e infeksioneve me enterovirus shkaktojnë simptoma të lehta ose kalojnë pa…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar…
Një studim i ri ka zbuluar se pothuajse një e treta e punonjësve të sektorit shëndetësor dhe kujdesit social në Europë janë të ekspozuar ndaj faktorëve që mund të shkaktojnë kancer gjatë punës së tyre. Sipas hulumtimit të realizuar nga Agjencia Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, rreth 29.5…
Vitamina D luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e bebeve. Organizmi e prodhon këtë vitaminë kryesisht përmes ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit, ndërsa vetëm një sasi e vogël gjendet në ushqime si peshku, vezët dhe disa produkte të pasura me vitaminë D. Kjo vitaminë…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën,…
Ndryshimet klimatike mund ta shndërrojnë Europa në një zonë me rrezik të lartë për përhapjen e virusit chikungunya, pasi temperaturat më të larta po favorizojnë zgjerimin e habitateve të mushkonjave bartëse të virusit. Kështu thuhet në një studim të ri të publikuar në revistën shkencore Frontiers in Cellular and Infection…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 48 orëve të fundit në këtë institucion kanë lindur 14 foshnja, prej tyre shtatë djem dhe shtatë vajza. Sipas raportit të publikuar nga spitali, krahas shërbimeve në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës, gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe një…
Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë në Mitrovicë, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 majit, rreth orës 22:00, kur policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal…

