- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete në rrugë një person në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Njoftimi i plotë:Prizren…
Një studim i ri paralajmëron se rritja e thatësirave në nivel global mund të kontribuojë në përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, duke shtuar rrezikun për shëndetin publik. Hulumtimi i realizuar nga studiues të California Institute of Technology (Caltech) ka gjetur një lidhje të fortë mes thatësisë së rajoneve dhe përhapjes…
Shkatërrimi mjedisor i shkaktuar nga lufta në Iran mund të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata për shëndetin e popullsisë, paralajmërojnë ekspertët ndërkombëtarë. Sulmet ndaj fushave të gazit, depozitave të naftës, objekteve bërthamore dhe impianteve të desalinizimit kanë çliruar në mjedis një sërë ndotësish toksikë, duke përfshirë kimikate të rrezikshme,…
Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me këtë ndryshim të orës, qytetarët do të humbësin një orë gjumë, por fitohet një orë dritë. Disa pajisjet teknologjike, ndryshimin e orës e bëjnë automatikisht.…
Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore shi dhe borë, temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 8 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3…
Shkencëtarët në Australi kanë zhvilluar një trajtim të ri premtues për sëmundjen e Parkinsonit: një injeksion javor që kombinon dy barnat kryesore të përdorura sot, levodopën dhe karbidopën. Ky trajtim me veprim të zgjatur mund të zëvendësojë nevojën për marrjen e shumë tabletave çdo ditë, gjë që shpesh është sfiduese…
Një meta-studim i ri tregon se katër lloje ushtrimesh – joga, tai chi, ecja dhe vrapi janë ndër metodat më efektive për përmirësimin e gjumit dhe trajtimin e pagjumësisë. Këto ushtrime rezultuan po aq të dobishme sa terapia kognitive-biheviorale për pagjumësinë (CBT-i), e cila aktualisht konsiderohet standardi i artë në…
Obeziteti është rritur ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit dhe vazhdon të jetë një sfidë globale për shëndetin publik. Ndërsa aktiviteti fizik është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme, një studim i ri i publikuar në “PNAS” sugjeron se kufizimi i kalorive ushqimore, veçanërisht nga ushqimet ultra të përpunuara, është më…

