Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Preeklampsia është një ndërlikim serioz i shtatzënisë që zakonisht shfaqet pas javës së 20-të. Kjo gjendje karakterizohet nga tension i lartë i gjakut dhe prania e proteinave në urinë. Ndër të tjera, prek rreth 5–8% të shtatzënive dhe mund të paraqesë rrezik për nënën dhe foshnjën nëse nuk trajtohet. Preeklampsia…

Më shumë

Kosova ka arritur progres të konsiderueshëm në mbijetesën e fëmijëve, duke reflektuar përkushtimin e qeverisë ndaj politikave të bazuara në evidencë dhe programeve strategjike shëndetësore, sipas raportit të fundit të publikuar nga Grupi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin e Vdekshmërisë së Fëmijëve (UN IGME). Që nga viti…

Më shumë